Hekurudha Shqipëri-Kosovë do të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë. Sipas tij, kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës, shkruan Koha Jonë, transmeton Klan Kosova.

“Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do ketë një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama.

Ndryshime do të ketë edhe në projektin për ndërtimin e portit të ri tregtar të Porto Romanos. Për këtë, kryeministri tha se do të ketë financim të brendshëm, për të shmangur burokracitë që ka në rast se do të financohej nga financimet e huaja.

“Po ashtu, kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO-n. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama në nisje të komunikimit. Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohen porti turistik.