Shkupi vazhdon të mbetet ndër 10 vendet më të ndotura në botë. Në listën “Iqair”, sot në mëngjes Shkupi është qyteti i 9-të më i ndotur në botë.

Sipas të dhënave nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit, Shkupi dhe Strumicë kanë ajër shumë të ndotur, ndërsa ajri në Veles dhe Kavadar është mesatarisht i ndotur.

Të gjitha qytetet e tjera janë më të ulëta, pra kanë ndotje të ulët ose shumë të ulët. Në botë qytetet e Indisë dhe Pakistanit janë në krye, pra janë më të ndoturit.