Prokuroria Themelore-Shkup, gjobë për nënën që shkeli masat anti-Covid

Shkup 22.10.2021 / 14:30

Prokuroria Themelore Publike-Shkup deri tek gjykata kompetente ka dorëzuar Propozim për dhënien e urdhër dënimi ndaj një personi i cili ka kryer veprën penale – Mosveprim në përputhje me procedurat shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, gjegjësisht shkelje të masave anti-Covid, që janë të dënueshme në bazë të nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“E akuzuara, si përfaqësues ligjor i fëmijës së lindur në vitin 2019, nuk ka vepruar sipas procedurave dhe urdhrave me të cilat përcaktohen masat për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit. Gjegjësisht, edhe pse me vendim të Inspektoratit Shëndetësor, fëmija ishte vënë nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak në kohëzgjatje prej 14 ditëve, nga 11.08.2021, e akuzuara pa mos e njoftuar të atin e fëmijës për situatën, nga 19-22.08 i ka mundësuar atij një takim me vajzën, pasi që ai për këtë kishte vendim nga Qendra për Punë Sociale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë prindi i vajzës ka mësuar për masën e izolimit përmes aplikacionit në Viber.

“Babai është takuar me vajzën jashtë shtëpisë së tyre, ndërkohë që për masën e izolimit obligator të vajzës ka mësuar kur në numrin e tij të telefonit, përmes aplikacionit Viber i ka arritur vendimi i Inspektoratit shëndetësor. Prokurori publik kompetent i ka propozuar Gjykatës Penale-Shkup që të akuzuarës t’i shqiptoj dënim prej 2000 eurove”, thuhet në njoftim.


Comments are closed for this post.

Të fundit