Sherri i një prone ka nxitur përleshje mes katër personave në fshatin Pirok të Tetovës. Nga SPB-Tetovë thonë se ka proces gjyqësor për çështjen e pazgjidhur mes palëve.

“Dje në SPB-Tetovë është raportuar se në fshatin Pirok të Tetovës është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik i ndërsjellë në të cilin kanë marrë pjesë katër persona nga ky fshat për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura pronësore-juridike për të cilat ata ishin në një proces gjyqësor. Dhjetë minuta më vonë, dy nga të përfshirët në përleshje, F.I.(29) dhe K.I.(25) vetë janë paraqitur në Departamentin e Policisë në Kamnjan dhe janë siguruar edhe dy personat tjerë të përfshirë.”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.