Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në qershor të këtij viti është 31.869 denarë dhe në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është rritur për 10,9 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Kjo rritje ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Objekte për akomodim dhe shërbimi ushqimor, 23.1 për qind, Art, argëtim dhe rekreacion (17.5 për qind) dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave (16 përqind).

Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, ka në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (6 për qind), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (5.7 për qind) dhe Minierat dhe nxjerrjen e gurëve (4.3 për qind).

Sipas ESHS, në qershor të këtij viti, paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar ka qenë 47.634 denarë.