Më 24 prill dhe 8 maj do të fitojë Maqedonia e ndershme dhe punëtore, ka shkruar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, pasi partia ka shpallur bartësit e njësive zgjedhore.

Ai është i bindur se do të fitojnë bashkë me të gjithë ata që janë kundër krimit dhe korrupsionit, që duan një shtet të rregullt dhe një ekonomi të fortë.

E kam nderin të jem mbajtës i listës së VMRO-DPMNE-së për Njësinë zgjellore 4! Do të fitojmë me rezultatin më të mirë në historinë e zgjedhjeve demokratike në Maqedoni! Do të jem çdo ditë me ju, me të rinjtë dhe të moshuarit, me fermerët, punëtorët, pensionistët, sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, profesorët dhe studentët!

Ne fitojmë!