Në ambientet e Ministrisë së Jashtme do të mbahet sot manifestimi tradicional për shënimin e 27 janarit – Ditës Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Siç informojnë nga MPJ-ja, fjalim hyrës në këtë manifestim do të mbajë sekretari shtetëror në MPJ, Filip Tosevski, ambasadorja e shtetit të Izraelit, Simona Frankel, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në cilësinë e kryetares së IHRA-s, Nives Tiganj dhe nënkryetarja e komunitetit hebre në Maqedoni, Radojka Helman Denkovska.

Pas fjalimeve hyrëse do të ketë panel diskutim me temën “Edukimi i të rinjve për Holokaustin” mes studentëve dhe profesorit universitar Misho Dokmanoviq dhe Maja Susha nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.