Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për MTV2, midis tjerash ka deklaruar se në bisedimet që i ka zhvilluar për Ligjin për Prokurorinë Publike, kryeministri Zoran Zaev ka qenë i frikësuar, nga siç thotë ai, se herët ose vonë, drejtësia do të arrijë, transmeton KOHA.

“Pozicioni ynë është që të gjithë, të gjithë ata që kanë bërë gabime para ligjit të përgjigjen, pozicioni i tyre nuk është që të gjithë të përgjigjen, por të mbrojnë dikë dhe nëse është e nevojshme dhe nëse i dyshuari është pjesë e kryesisë së LSDM-së, atëherë ai sipas tyre është pa mëkat. Kjo është ajo që kemi biseduar për orë të tëra për Ligjin e ri për Prokurorinë”, thotë Mickoski në intervistë