Kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka shtyrë fillimin e seancës së sotme plenare përshkak të komisioneve parlamentare që ende nuk e kanë kryer debatin e pikave të cilat nuk kanë përfunduar. Me çka, Xhaferi ka kërkuar përgjegjësi më të madhe të kryetarëve të komisioneve, siç theksoi, që me kohë të mbahen seancat.

“Javën e kaluar kam paralajmëruar vazhdimin e kësaj seance që do të mbahet në ora 12.00 me çka komisionet ende nuk kanë arritur të përfundojnë pikat e rendit të ditës, përshkak se kryetarë e komisioneve nuk i përbahen rregullores që të përfundojnë pikat e rendit të ditës. Ata vazhdojnë që të shtyjnë seancat dhe pastaj vijmë në situata të këtilla- ka thënë Xhaferi./Alsat