Nuk është vetëm La Liga ku Lionel Messi dhe Luis Suarez vazhdojnë të jenë golashënuesit më të mirë, por ata kanë edhe partneritetin me vdekjeprurës në top pesë ligat e Europës, duke shënuar 31 gola deri me tani

Pas tyre është dyshja e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani të cilët kanë shënuar 25, përderisa asnjë partneritet në sulm në Premier Ligë nuk ka shënuar më shumë se Messi dhe Suarez, pavarësisht se ata kanë luajtur tri ndeshje më shumë se në La Ligë.

Në Angli, dy partnerët në krye të tabelës kanë shënuar 22 gola-Harry Kane dhe Son heung-min, si dhe lojtarët e Liverpoolit Mohamed Salah dhe Sadio Mane-me dyshen e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette që janë të tretët më 21 gola.

Nga 17 ndeshje që kanë luajtur në Gjermani, Paco Alcacer dhe Marco Reus i Dortmundit kanë shënuar në kombinim 23 gola.

Në Itali, ku janë luajtur aq ndeshje sa në La Liga, dyshja e Juventusit Cristiano Ronaldo dhe Mario Mandzukic kanë shënuar 22 gola, transmeton GazetaExpress.

PSG duket se do të ndjekin Messi dhe Suarez, sidomos nëse llogariten edhe 11 golat e Neymar në këtë statistikë, por treshja e Barcelonës më shtatë golat e Ousmane Dembeles do të thotë se ata kanë shënuar më shumë se skuadra franceze, 38 gola krahazuar me PSG 36.

Në La Liga, asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë se dyshja Messi dhe Suarez, madje janë dy skuadra që kanë shënuar 31 gola, aq sa ka shënuar kjo dyshe.

Levante është afër që ti bashkohet Celtas dhe Sevillas të cilat kanë shënuar 30 gola, përderisa Messi vetëm ka shënuar gola aq sa Valencia, Real Valladolid, Leganes dhe Huesca, 17.