Maqedonia dhe Zvicra sot shënojnë 30 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike, një e arritur që simbolizon trashëgimi bashkëpunimi dhe mbështetjen e ndërsjellë. Zvicra njohu pavarësinë e Maqedonisë në Maj të vitit 1993. Me 31 Janar 1994, një delegacion i kryesuar nga Ambasadori Zviceran Arnold Hugentobler arriti në Shkup të takohet me ish Ministrin e Punëve të jashtme Stevo Crvenkovski dhe formalisht të themelojnë marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve.

Asistenca Zvicerane për bashkëpunim filloi në vitin 1994 me mbështetjen e regjistrimit të popullatës dhe themelimin e një radio stacioni lokal për bashkësitë minoritare në Shkup në vitin 1995. Në vitin 1996, Zvicra formalisht filloi bashkëpunimin e saj ndërkombëtar në Maqedoninë. Ky përkushtim kulmoi me hapjen e Ambasadës Zvicerane në Shkup në vitin 2000, duke e salduar edhe më tepër përkushtimin e Zvicrës në forcimin e lidhjeve të ngushta me Maqedoninë .

Sot, lidhjet midis dy shteteve kanë evoluar në partneritet të fortë, të karakterizuar me bashkëpunimin ndërkombëtar të rëndësishëm Zviceran dhe diasporën e përbashkët. Në tre dekadat e fundit, këto lidhje janë rritur duke krijuar një kornizë për bashkëpunim të mirë në nivel lokal, rajonal dhe nacional, përkushtim të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta. Formalisht bashkëpunimi midis dy shteteve është i bazuar në më shumë se 80 marëveshje bilaterale dhe multilaterale në lëmi të ndryshme. Në dekadat e kaluara, Zvicra u bë një partner i afërt dhe donatori më i madh bilateral në Maqedoni me afërsisht 350 milionë CHF duke kontribuar në fushat me prioritet ku ekspertiza dhe asistenca
Zvicerane mund të bëjn

ë dallim dhe ndikim qenësor. Programi aktual për bashkëpunim ndërkombëtar, që shtrihet prej vitit 2021 deri me 2024, nënvizon përkushtimin e Zvicrës të mbështesë proceset aktuale të reformave në qeverisjen demokratike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe dhënien e shërbimeve publike të qëndrueshme.

Programet e Bashkëpunimit Zviceran karakterizohen me perspektivën e tyre afatgjate, qasjen ndërsektoriale dhe theksin në ndërtimin e partneriteteve të forta. Çdo intervenim synon kah qëllimi i

përbashkët: përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës dhe perspektivave për gjithë popullatën dhe komunitetet në Maqedoni.

Bashkëpunimi i ngushtë midis dy shteteve do të vijojë edhe në të ardhmen më një përkushtim të vendosur për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje me prosperitet dhe rritje të përbashkët.