SDS janë ata pa të cilët Talat Xhaferi nuk do të bëhej kryeministër. Pa deputetët e SDS-së, BDI-ja mund të fantazonte vetëm të bëhej kryeministër, SDS-ja e ka mbajtur BDI-në në qeveri për 7 vjet. Të gjitha krimet që BDI i ka bërë me ndihmën e SDS-së, janë me një qëllim, të ketë nja dy ministra dhe Kovaçevski të jetë kryeministër, akuzoi VMRO-DPMNE.

SDS ka kohë që shet shtetin Mosbesimi në drejtësi, partishmëria, krimi dhe korrupsioni janë pasojat e qeverisjes së SDS-së dhe BDI-së.

VMRO-DPMNE ka hyrë në një qeveri teknike sepse është obligim ligjor, të cilin SDS dhe BDI nuk kanë dashur ta ndryshojnë. Edhe SDS-ja edhe BDI-ja kishin nevojë për qeverinë teknike për ta zgjedhur më lehtë Xhaferin kryeministër.