Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ishte i ftuar sonte në emisionin “Samo Vistina” në Kanalin 5. Në një bashkëbisedim edhe me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrivski, duke folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ai sulmoi ashpër ish-partinë e tij amë, Bashkimin Demokratik për Integrim. Mexhiti tha se BDI-ja tashmë është në panik total nga anketat e fundit dhe shumë shpejt harroi agjendën e saj të gjelbër, që dikur e promovonin me të madhe, duke iu kthyer edhe njëherë “kartës së saj të vjetër” nacionalizmit.

„Само Вистина” со Максим Димитриевски и Изет Меџити 29.01.2024 - дел 2