Në NEF Stadyumu zhvillohet ndeshja kthyese e 1/8 së finales në Ligën e Evropës ndërmjet Galatasarayt dhe Barcelonës.

Sfida e parë mes këtyre skuadrave që u zhvillua në Camp Nou u mbyll pa gola, ashtu që gjithçka do të vendoset në takimin e Stambollit.

Trajnerët Domenec Torrent dhe Xavi Hernandez i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Formacioni startues i Galatasarayt: Inaki Pena; Boey, Nelsson, Marcao, Van Aanholt; Antalyali, Kutlu; Cicaldau, Babel, Akturkoglu; Gomis.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Eric Garcia, Pique, Jordi Alba; Frenkie de Jong, Busquets, Pedri; Adama Traore, Aubameyang, Ferran Torres.