Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollit (FIFA) ka shpallur kandidatët për futbollistin më të mirë për vitin 2023.

Lista e kandidatëve, ku ishin 12 emra, do të reduktohet në tre pas votimit të përzgjedhësve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare, si dhe tifozëve dhe gazetarëve. Tifozët e futbollit do të mund të votojnë në faqen e FIFA-s deri më 6 tetor.

Kandidatët për futbollist të vitit janë:

Julian Alvarez (Manchester City)

Marcelo Brozovic (Al Nasr)

Kevin De Bruyne (Manchester City)

Ilkay Gundogan (Barcelona)

Erling Haaland (Manchester City)

Rhodri (Manchester City)

Hvicha Kvaratchelia (Napoli)

Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

Lionel Messi (Inter Miami)

Viktor Osimhen (Napoli)

Declain Rice (Arsenal)

Bernardo Silva (Manchester City)