Derisa temperaturat e ulëta kanë përfshirë Evropën, e kundërta po ndodh me Australinë. Madje, janë regjistruar temperatura rekord.

Autoritetet australiane në Viktoria kanë lëshuar paralajmërime për shëndetin. E rreziku nga vapa shtrihet edhe në australianë perëndimore, atë jugore e në Tasmani. Sipas autoriteteve në Australi, temperaturat do të shkojnë deri në 47 gradë Celsius në rajonin Kimberley, në perëndim të vendit.

Në këtë mënyrë, do të thyhet edhe rekordi i mëparshëm i 46,5% gradëve Celsius, i cili u vendos në fillim të këtij muaji në këtë vend, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet shëndetësore janë vënë në alarm; ato thonë se këto kushte atmosferike mund të ndikojnë sidomos tek sëmundjet e lidhura me zemrën.

Australianët, Krishtlindjet i festojnë në plazh, përgjithësisht me temperatura që shkojnë tek 40 gradët. Megjithatë, i nxehti këtë radhe, është shumë më i madh.