Një vajzë 22 vjeçare u dogj për se gjalli nga prindërit e saj sepse u martua me një burrë nga një kastë tjetër.

India shënon edhe një histori horrori të fshehur si një krim nderi.

Ngjarja ka ndodhur në Kalamadugu, një fshat në rrethin Mançerial, në shtetin e Telanganës.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANI”, P. Anuradha ishte dënuar sepse u martua me një burrë të kastës ndryshe nga ajo e saja: gruaja vinte nga kastë Yadava, burri i saj, Laxman, i përkiste padmashalit.

Sipas policisë, prindërit, me ndihmën e disa të afërmve të tjerë, e vranë atë në shtëpinë e tyre, e dogjën trupin e saj dhe i hodhën mbetjet në një lumë.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, por doli vetëm ditën tjetër me autoritetet që filluan hetimin në bazë të një ankese të bashkëshortit të Anuradhas.

Shefi i policisë V., Satyanarayana i tha agjencisë se katër persona janë të arrestuar tashmë për krimin, babai dhe nëna e gruas dhe dy nga miqtë e saj, konsiderohen si bashkëpunëtorë.