Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.151 ndërsa i të plagosurve në 77.084.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 199 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në 24 orët e fundit, prej sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 54 palestinezë, ndërsa 104 të tjerë janë plagosur

Gjithashtu në deklaratë thuhet se edhe nën rrënoja edhe përreth rrugëve, ka ende kufoma të të vrarëve, dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.