Zjarr ka shpërthyer në një banesë në afërsi të sallës “Rasadnik” në lagjen Kisella Voda të Shkupit.

Banesa e cila po digjet është në katin e pestë në rrugën “Heronjtë popullor” dhe për momentin është e zbrazët, por ka qytetarë të cilët janë ngujuar në ndërtesë dhe nuk mund të dalin,

Qytetarët ankohen se zjarrfikësit janë vonuar, ndërsa për momentin nuk dihen arsyet e zjarrit.

Në terren kanë dalur dy zjarrfikës me një makinë, të cilët sipas disa pamjeve të publikuara nuk arrijnë të shuajnë zjarrin.