Nëntë pacientë janë hospitalizuar në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të helmimit nga tymi në zjarrin që sot pasdite shpërtheu në Kisella Vodë dhe janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Tre zjarrfikës janë lënduar. Njëri prej tyre ka pasur djegie në dorën e djathtë dhe menjëherë është vizituar nga një kirurg plastik. Dy zjarrfikës të tjerë kanë thithur tym. Pacientët e tjerë janë banorë të ndërtesës, të helmuar nga tymi”, njoftoi Ministria.