Ekipe të Qytetit të Shkupit dhe të Brigadës Zjarrfikëse sot zbatuan aksion për larjen dhe dezinfektimin e bregut të lumit Vardar.

Larja është realizuar me cisterna me mjet special për dezinfektim të sipërfaqeve publike në bregun e Vardarit, ndërsa është dezinfektuar edhe pajisja urbane.

“Qyteti i Shkupit në vazhdimësi realizon aktivitete për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve publike në qytet gjithnjë me qëllim që të ngrihet niveli i higjienës publike dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve nga përhapja e koronavirusit, ndërsa gjatë periudhës së kaluar NP “Higjiena Komunale! çdo ditë zbaton larje me makinë me autocisterna dhe dezinfektim të rrugëve më të mëdha dhe bulevardeve në të gjitha komunat e Shkupit, si dhe larje me dorë dhe dezinfektim të sipërfaqeve më të frekuentuara publike në rajonin qendror të qytetit. Vazhdimisht dezinfektohen edhe të gjitha enët për mbledhjen e mbeturinave të vendosura në territorin e Qytetit të Shkupit – kontejnerët mbitokësorë dhe nëntokësorë, përfshirë dhe mikro-lokacionet e tyre” informojnë nga Qyteti.