Kthehen shkupjanët, 9000 makina për 3 orë kanë kaluar në pikë pagesën në Gllumovë
NP “Rrugë shtetërore” për TV21 bënë të ditur se në mëngjesin e sotëm, për vetëm tre orë nga pikë pagesa rrugore në Gllumovë, në Shkup kanë hyrë rreth 9000 vetura.

Kjo si rezultat i largimit të qytetarëve për fundjavë, të cilët ikën nga Shkupi drejt vendeve ku nuk kishte orë policore të tejzgjatur.

Shumica e të anketuarve që TV21 i takoi thonë se kanë qenë në pushime për fundjavë në Mavrovë, Strugë dhe Ohër.