Me 24.06.2019 në ora 09.20 në bulevardin ‘Goce Dellcev’ në Shkup, O.I.(33) nga Shkupi duke drejtuar motoçikletën “Ersi” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, transmeton Almakos.

O.I. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.