Më 26.06.2019 në orën 16:30 në kryqëzimin Kukureçanska-Manastir ka ndodhur një aksident në mes tre automjeteve, ku lëndime të rënda trupore ka marrë një grua.

Aksidenti ka ndodhur në mes një autmjeti transportues “Man” me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga M.L. (50) nga Bogdanci, dhe një veture “Reno Megan” me targa të Manastirit e drejtuar nga D.Sh. (63) nga fshati Virovo, dhe një veture “Golf” me targa të Negotinës e drejtuar nga C.E. (55).

Nga MPB njoftojnë se gjatë aksidentit lëndime të rënda trupore ka marrë një grua e cila drejtonte veturën “Golf” e cila është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Manastir.