Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në afërsi të kopshtit zoologjik të Shkupit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre është përplasur me një shtyllë.

Makina e cila është shtypur plotësisht është tip Audi, ndërsa pjesëmarrësi tjetër në aksident ka qenë duke vozitur Renault. Menjëherë pas aksidentit efektivët e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe aktualisht janë duke hetuar, tha një dëshmitar okular për Kuririn.