Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.07.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 145 gjoba, dhe atë: 17 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 11 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri  për kalim në semafor të kuq, nëntë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

“Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.