Një ruse, e cila ngjan si Barbie dhe ka shpenzuar rreth 139,200 euro për të koleksionuar kukulla, ka pranuar se nuk ka pasur kurrë shoqe.

Tatiana “Tanya” Tuzova ka një koleksion me 1.520 kukulla dhe dëshiron të ketë më shumë për të arritur rekord botëror, por miq nuk ka asnjë.

Së shpejti ajo planifikon që ta ndryshojë mbiemrin në “Barbie” dhe vishet vetëm me ngjyrë rozë.

Duke treguar koleksionin e saj Tatiana u shpreh:

“Nuk kam miq. Nuk kam kohë për miq. Më pëlqen të rri vetëm, asnjë nuk ndërhyn tek mendimet e mia. Më pëlqen bota ime.”

Gjithsesi, 32-vjeçarja ka shpjeguar se miku i saj më i mirë është bashkëshorti i saj i pestë dhe se ka qenë më shumë e fokusuar në gjetjen e personit të duhur.