Ylli i serialit “Friends” Matthew Perry është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, ka konfirmuar Fox News Digital. Burimet nga policia thanë se aktori u gjet i vdekur në një vaskë të nxehtë në një shtëpi në zonën Pacific Palisades të Los Angeles të shtunën. Sipas autoriteteve aktori ka humbur jetën për shkak të mbytjes. LA Times raportoi se detektivët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit po hetojnë vdekjen e Perry.