Madonna e filloi koncertin e saj në Brooklyn me tre orë vonesë. Ylli i popit mërziti audiencën e saj të mërkurën mbrëma pasi ajo nuk arriti t’i përmbahej orarit dhe u shfaq në skenë në orën 23:00.

Koncerti ishte planifikuar të fillonte në orën 20:30, por Madonna doli në skenë pothuajse tre orë më vonë, duke i lënë fansat të zhgënjyer.

“Nuk më intereson nëse je Madonna. Nëse vonohesh tre orë, je thjesht i pasjellshëm,” shkroi njëri, ndërsa tjetri shtonte: “Koncerti duhej të fillonte në orën 8: 30. Madonna filloi në orën 23:00. E gjithë arena po bërtiste për vonesën e saj. Shfaqje e bukur, por shkoi shumë vonë.”

Një burim i afërt me Madonna tha për Page Six të enjten në mëngjes se kishte disa probleme teknike gjatë kontrollit të zërit, duke e detyruar këngëtaren të vonohej.

Performanca e Mbretëreshës së Popit, megjithatë, mori vlerësime të tilla kur më në fund filloi, saqë disa fansa arritën në përfundimin se në fund të fundit ia vlente të pritej.