Aktori i njohur, Brad Pitt pas ndarjes me aktoren Angelina Jolie ka bërë publike lidhjen e tij të re.
Sipas People, Brad Pitt është në një lidhje dashurie me Ines De Ramon me të cilën ka një diferencë në moshë prej 27 viteve.

Dyshja u panë së bashku Gala-n 12-të vjetore të Art+Film të LACMA në Los Angeles,

“Është mirë ta shohësh atë në një vend të mirë. Ines e bën atë shumë të lumtur” deklaruan burime të afërta të çiftit. Çifti nuk pozuan së bashku por u panë shumë të lumtur dhe të afërt me të gjithë pjesëmarrësit.

“Ata kalojnë pothuajse të gjithë kohën e lirë së bashku”, ka zbuluar më parë një burim për Us Weekly. Burime të brendshme kanë treguar se Ines De Ramon mban qaforën me shkronjën B në qafë, dhe është shumë e afërt me miqt e aktorit.

Tash e shtatë vjet Brad Pitt ka përfunduar lidhjen e tij me aktorën Angelina Jolie me të cilën kishin gjashtë fëmijë dhe pas ndarjes kishin shumë probleme për kujdestarinë e tyre.