Është hedhur shorti për fazën çerekfinale në Europa League të premten në Nyon, me duelin më interesant Napoli kundër Arsenalit.

Gjiganti tjetër anglez, Chelsea do të përballët me Slavia Prague, ndërsa Eintracht Frankfurt do të luajë kundër Benficës.

Në çerekfinale do ta kemi një duel spanjoll mes Valencias dhe Villarrealit.