Ka mjaftuar një deklaratë e trajnerit Fabio Capello për të aktualizuar edhe njëherë temën rreth futbollistit më të mirë në histori të futbollit.

Pele, Diego Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, jo pak herë janë cilësuar si më të mirët në histori të sportit më të dashur.

Fabio Capello, ish trajneri Juventusit dhe Real Madridit, ka thënë se futbolli ka tre gjeni, dhe ata janë Pele, Maradona dhe Messi, duke mos përfshirë Cristiano Ronaldon.

Kjo deklaratë e tij ka shtyrë Mundo Deportivon që të hap një sondazh rreth lojtarit më të mirë në histori të futbollit.

Kur kanë votuar mbi 45 mijë persona, është Lionel Messi që prin me 80 për qind të votave, i ndjekur nga Pele me 6 për qind, Maradona 4 për qind, Cristiano Ronaldo 3 për qind, Ronaldinho dhe Johan Cruyff 2 për qind, Di Stefano dhe Ronaldo me nga 1 për qind.

Lojtarë të tjerë si Puskas, Platini, Muller, Eusebio, Best, Romario, kanë marrë shumë pak vota.