Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në mes Real Madridit dhe Man. Sitit, një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të 15 minuta shtesë.

Arsyeja pse tifozi me flamurin shqiptar hyri në fushë ishte Benzema, të cilin shkoi ta përqafonte.

Tifozi shqiptar mbante veshur edhe një bluze teksa mbrapa ishte shkruar emri i Benzemasë, duke lënë të kuptohej se ishte një fans special i bomberit francez, teksa mori të gjithë vëmendjen në këtë mbrëmje të magjishme.

Ky përqafim i tij, duket se i ka sjellë fat sulmuesit të Realit, që 3 minuta më pas shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.