Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një prej çifteve më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët megjithëse janë kapur shpesh mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, kanë preferuar të mos e pranojnë publikisht marrëdhënien e tyre.

Disa javë më parë çifti u përfol për ndarje, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram dhe u aludua se marrëdhënia e tyre e dashurisë kishte marrë fund.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar ata janë kapur mat nga “Prive”, teksa kremtonin së bashku Krishtlindjet. Luana dhe Krenari janë fotografuar në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ku moderatorja kishte shkuar për të qenë pranë partnerit të saj.