Në vitin 2018-të këngëtarët shqiptarë kanë publikuar  këngë, të cilat u pëlqyen shumë nga fansat e tyre gjithashtu edhe nga publiku i gjerë. Por edhe pse i keni dëgjuar shumë, me siguri keni menduar, se cilat janë ato të cilat kanë arritur më shumë shikime në kanalin zyrtar “YouTube”.

Këngët si: Noizy “Toto”, Elvana Gjata “Ku vajti”, Geasy Flori “Dashni me raki”, Butrint Imeri “Ma cherie”, Elvana Gjata “Mike”, Butrint Imeri “Alea”, Gjiko & Skerdi “Si Bugatti”, Xhensila Myrtezaj & Ardian Bujupi “Çika çika”, Dhurata Dora “Jake jake”, Mozzik ft Loredena “Bonnie&Clyde”, Rina ft Sinboy “Gigi”, Ledri Vula “Princess Diana”, Dafina Zeqiri & Lumi B “Kalon”, Capital T & Majk “Pasha jetën”, Adrian Gaxha “Lujmi krejt”, Tayna “Columbiana”, janë këngët me të klikuara për vitin  2018-të.

Të gjitha këto kanë tematika të ndryshme dhe sigurisht shumica për dashurinë. Noizy me “Toto” Lumi B bashkë me Dafinën me këngën “Kalon”  janë dëgjuar shumë gjatë këtij viti. Mendohej se këto mund të ishin edhe më të kilikuarat në You Tube.

Por kënga, e cila ka arritur më shumë shikime është Xhensila Myrtezaj me Adrian Bujupaj, etitulluar ‘Çika, çika‘, që ka koleksionuar 68 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube, ndërsa kënga e cila i afrohet kësaj të parës me shikueshmëri është Elvana Gjata me Ledrin, kënga ‘Mike‘ e cila ka 53 milionë.

Se cili është numri i shikimeve të këngëve, që janë dëgjuar më shumë, jua propozojmë t’i shikoni me poshtë:

Noizy ft. Raf Camora -‘Toto‘, 46 milionë shikime.