Para pak ditësh në Bosnje e Hercegovinë u njoftua se po planifikohet shtimi i trupave të EUROFOR-it në atë pjesë. Sot edhe zyrtarisht këto forca kanë njoftuar se numri i pjesëtarëve të këtij misioni tashmë ka arritur në BeH.

“Trupat e Forcës Rezervë Strategjike  të EUFOR-it tashmë kanë arritur në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tani kanë mbërritur edhe pajisjet e tyre. Ata së shpejti do të kryejnë patrulla në të gjithë BeH dhe do të stërviten me forcat e EUFOR-it në teatër dhe elementë të Forcave të Armatosura të BeH”, thuhet në njoftim.