Anëtarësimi në NATO ka pasur ndikim të madh mbi ekonominë e vendeve tjera të rajonit dhe nuk ka arsye pse mos të ndodhë kjo edhe në Maqedoni, tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski në Forumin e Evropës Qendrore dhe Juglindore “Euromani” çka u mbajt në Vjenë.

Tevdovski, siç deklarojnë nga Ministria e Financave, tha se investimet e huaja direkte në vendet që janë bërë anëtare të NATO-s janë rritur së paku dyfish si përqindje e BPV-së, ndërsa në disa shtete, si për shembull Bullgaria, janë rritur tri herë më shumë.

Për Maqedoninë, Tevdovski tha se investuesit, për kundër interesimit ekonomik, janë shumë të interesuar edhe për përparimin e integrimeve euroatlantike.

“Ndikimi ekonomik nga ky përparim janë të mëdha. Në një rajon historik jo të qëndrueshëm dhe duke pasur parasysh edhe ngjarjet e disa viteve të kaluara, anëtarësimi në NATO është tregues për qëndrueshmëri të dhe siguri të gjatë. Kjo do të sjell edhe largimin e dyshimeve tek investitorët, çka do të thotë më shumë investitorë të huaj, si dhe investime vendore në vendin tonë, me çka padyshim do të rezultojë me zhvillimin ekonomik”, tha Tevdovski./Telegrafi/