Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni që do të mbahen më 24 prill. Komisioni shtetëror ka bërë të ditur se deri të premten në mesnatë, shtatë nga njëmbëdhjetë kandidatët kanë arritur të mbledhin nga 10.000 nënshkrime.

Zgjedhjet konsiderohen shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit, ndërsa shërbejnë edhe si test për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së bashku me raundin e dytë të presidencialeve.