MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në të gjithë territorin e Shkupit me çka janë shqiptuar 204 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 204 masa, nga të cilat 32 masa për tejkalim të shpejtësisë, 21 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 53 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur pesë masa për përdorim celular, 10 masa për automjete të paregjistruara, gjashtë masa për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.