Shqipëria është një hap larg kualifikimit në Kampionatin Evropian ”Euro 2024”. ”Kuqezinjtë” dje mposhtën Çekinë në ”AIR Albania”, me rezultat të thellë 3-0

Festimet kanë shpërthyer pas fitores së Kombëtares në ndeshjen Shqipëri-Çeki me rezultatin 3 me 0. Të gjithë tifozët e pranishëm në stadium kanë brohoritur pasi bilbili ra dhe shënoi përfundimin e ndeshjes.

Ndeshja ka dhuruar emocione të forta si në momentet e realizimit të golave dhe gjatë gjithë pjesës. Një gol u anulua, por dhe ky moment dhuroi emocione të mëdha.