Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron Aleancën Maqedonase për Integrim Europian për pranimin në Aleancën e Lirë Europiane dhe përshëndet vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Lirë Europiane (EFA) për pranimin e Aleancës Maqedonase për Integrim Europian si anëtare me të drejta të plota, jashtëzakonisht e rëndësishme për Aleancën Maqedonase për Integrim Europian dhe për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Fakti që delegatët e Kongresit e morën këtë vendim njëzëri i jep peshë edhe më të madhe për Aleancën Maqedonase për Integrime Europian, ky vendim duhet të përdoret si motiv shtesë për të gjithë maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Anëtarësimi i Aleancës Maqedonase për Integrim Europian në Aleancën e Lirë Evropiane (EFA) është konfirmimi më i mirë se lufta për realizimin e të drejtave themelore të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë është e ndershme, e drejtë dhe e realizueshme. Është një mesazh i fortë për elitat politike në Republikën e Shqipërisë. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje të plotë Aleancës Maqedonase për Integrim Europian, së bashku luftojmë betejën për mbrojtjen e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj