Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh keqardhjen sepse Sofja zyrtare vazhdon propagandën e saj antimaqedonase në zonën e Gorës, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, duke u përpjekur t’i paraqesë ata si “bullgarë”.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shumë herë deri më tani ka mbrojtur të vërtetën, sipas së cilës maqedonasit në zonën e Gorës janë pjesë e patjetërsueshme dhe e pandashme e popullit maqedonas!

Vetëdija e tyre është maqedonase, dhe përpjekjet e politikës bullgare për bërë bullgare këtë popullatë maqedonase realizohen me shantazhe dhe marifete për të përmirësuar statusin e tyre social dhe ekonomik duke dhënë pasaporta bullgare, me premtime për bursa studimi të rinjve maqedonas. Çmimi i atyre “shërbimeve” bullgare zbret në nënshkrimin e një deklarate nga maqedonasit se ata janë bullgarë dhe se edhe paraardhësit e tyre kanë qenë bullgarë. Maqedonasit në zonën e Gorës kurrë nuk kanë qenë dhe as nuk do të ishin “bullgarë” me dëshirën e tyre!

Presidentit bullgar Rumen Radev shantazhon politiknët e Kosovës që të njohin bullgarët inekzistent në Republikën e Kosovës është e turpshme, jodemokratike dhe antievropiane. Sigurisht, një lëvizje e tillë e tij është parë tashmë në Republikën e Shqipërisë, ku me shantazhe dhe kërcënime për të ardhmen evropiane të vendit, Bullgaria imponoi njohjen e bullgarëve inekzistent në Ligjin për Minoritetet që u votoua në 2017, në Republika e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje institucioneve evropiane që të ndalojnë shantazhet e shtetit bullgar ndaj vendeve të tjera me kërcënimet me veto për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën apel Qeverisë së Republikës së Kosovës që të marrë masa serioze për t’u kujdesur për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në Republikën e Kosovës dhe të mos lejojë njohjen e minoriteti jo ekzistues bullgar në Republikën e Kosovës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i kujton udhëheqjes bullgare se kombi maqedonas është një fakt historik dhe se nuk kemi nevojë për miratim nga vendet e tjera për të deklaruar se jemi ata që jemi.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj