Qeveria e Kosovës brenda 30-ditësh do të përgatitë një ligj të ri për lojërat e fatit, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qëllimi i këtij Projektligji është zbatimi i Rezolutës së dalë nga Kuvendi i Kosovës më datë 22 mars.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria ka afat prej 30 ditësh që të procedojë në Kuvend ligjin e ri.

Me këtë ligj parashikohen të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në afat prej 10 vitesh, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.