Sipas Prokurorisë Themelore të Kumanovës, mbi trupin e babait  dhe djalit të tij 9-vjeçar në Sllupcan të Kumanovës, janë gjuajtur më shumë plumba në afërsi të automjetit ku mbrëmë  u gjetën trupat e tyre. Pritet që autopsia të jap më shumë detale se sa plumba saktësisht janë qëlluar mbi trupat e tyre dhe dinamikën e ekzekutimit.

“Prokuroria Themelore Publike Kumanovë  ka kryer hetim  në afërsi të fshatit Sllupçan ku mbrëmë ishte gjetur automjeti  ndaj të cilit janë gjuajtur shumë plumba.  Në hetim ishte konstatuar se nga afër është gjuajtur  në automjetin motorik në të cilin kanë qenë dy personat,  shoferi dhe djali i tij tetë vjeçar. Të dy janë plagosur dhe kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Janë gjetur dhe marrë një numër i madh i plumbave të gjuajtur  përmes atyre ekspertizave pritet të konfirmohen fakte të rëndësishme në lëndë. Do të bëhet ekspertizë edhe e automjetit në të cilin të dukshme janë  shumë gjurmë  të sulmit me armë. Është dhënë edhe urdhër  për kryerje të autopsisë së trupave”, citohet në kumtesën e prokurorisë.