Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjatë kontrollit në shtëpinë e 38 vjeçarit në Lubin të Shkupit është zbuluar punishte për armë, ndërsa aty janë gjetur pjesë armësh, dy pistoleta dhe municion.

“Më 09.07.2021 zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin ‘Opel Zafira’ e drejtuar nga M.Sh (38) nga fshati Lubin. Gjatë kontrollit janë gjetur 300 plumba të kalibrit të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se me urdhër nga gjykata, është kontrolluar edhe shtëpia e M.Sh dhe është zbuluar punishte për armë me lloje të ndryshme të armëve.

Personi është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.