Zëvendës ministri i MPB-së, Agim Nuhiu për Alsat-M ka thënë se në aksident ka tetë viktima.

“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitetet. Të gjithë kanë qenë të koordinuar pët të ndihmuar në këtë tragjedi. Deri tani kemi tetë viktima nga aksidenti” tha zëvendës ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

Përndryshe, rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Tetovë-Shkup.

Ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur, njofton Telegrafi Maqedoni.