Njëri nga dy të plagosurit në të shtënat me armë në Spitalin e Tetovës është dërguar për në Shkup, ngaqë është në gjendje më të rëndë shëndetësore, transmeton TV21.

Mësohet se të plagosurit janë nga fshati Gajre e Tetovës, kurse thuhet se plagosja i ka paraprirë një zënke që ka ndodhur në Gjykatën e Tetovës gjatë ditës. Ekipet e policisë dhe prokurorisë janë në terren dhe po hetojnë shkaqet.