Kardamoni është një erëz e pasur me shumë phytonutrientë e cila përdoret gjerësisht në kuzhinën indiane, por jo vetëm. Falë mineraleve si mangani magnez, kalcium, kalium dhe fosfor, përfitimet e kardamonit përfshijnë një sërë aftësish të cilat Living do i listojë më poshtë:

1. I jep freski frymës së gojës
Përfitimet e kardamonit përfshijnë aftësinë për të freskuar frymën e keqe. Në një studim të kryer nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Universitetin Kurukshetra në Indi, hulumtuesit zbuluan se ekstrakti i kardamomit ka efekte antimikrobike. Përtypja e farave të kardamonit mund të ndihmojë në eleminimin e baktereve të dëmshme në gojë përgjegjëse për erën e keqe të gojës.

2. Kundër krijimit të kaviteteve
Përtypja e farave të kardamonit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve dhe krijimit të kaviteteve. Kjo erëz nxit prodhimin e pështymës, e cila ndihmon në pastrimin e gojës dhe pastrimin e dhëmbëve.

3. Eleminon qelizat kancerogjene
Hulumtimet kanë treguar se përfitimet e kardamonit mund të përfshijnë aftësinë për të luftuar qelizat kancerogjene kjo falë përbërësve të fuqishëm me veti antioksiduese.

4. Ul tensionin e gjakut
Studimet kanë treguar se kardamomi është në gjendje të ulë presionin e gjakut tek individë të cilët sapo ishin diagnostikuar me hipertension primar fazë e parë.