Një i punësuar në një shkollë fillore në Tetovës dje derisa punonte në oborr, ka gjetur pistoletë, pas çka ka paraqitur në SPB Tetovë, njoftuan sot nga policia e Tetovës.

“Dje (30 nëntor) në ora 16:45 në SPB Tetovë është raportuar se një 33-vjeçar, i punësuar në shkollë fillore në Tetovë, ka gjetur pistoletë në fushën sportive në afërsi të shkollës”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas informacioneve të zëdhënësit, pistoleta është dërguar për ekspertizë dhe tani po ndërmerren masat për ndripimin dhe dokumentimin e rastit.