Në konkursin për pasardhësin e Lubomir Joveskit në pozitën e prokurorit publik shtetëror janë paraqitur tre kandidatë. Interesim kanë shprehur Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë e Shkupit, Lidia Raiçeviq nga Prokuroria Publike në Shkup si dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria. Tani pritet që Qeveria t’i dërgojë kandidatët në Këshillin e Prokurorëve Publik, pas çka pritet mendimi pozitiv ose negativ për ta. Pas kalimit të këtij filtri, Qeveria do t’i propozojë Kuvendit një nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli. Prokurorin publik e emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat gjashtë vjeçar dhe me të drejtë riemërimi. Mandati i prokurorit aktual Lubomir Joveski përfundon më 25 dhjetor të këtij viti.